-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greqia dorëzon në Tiranë njeriun që vrau babë e bir në Elbasan

Kryesoret

Ekstradohet nga Greqia Jorgo Leku, alias Olsi Leka alias Giorgio Lekoi, i akuzuar për vrasje të dyfishtë në Elbasan. 44-vjeçari, i arrestuar më 2020 në Greqi, akuzohet se më 15 gusht 2012  në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka vrarë me armë zjarri Aridan Meta alias Gentian Beqiri, i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” dhe të atin e tij Nezir Beqiri. Emri i tij u zbardh nga Ervis Bardhi i cili ishte i penduari i drejtësisë për vrasjen e babë e bir.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e dënoi me burgim përjetë së bashku me Ardian dhe Florenc Çapjan. Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani u dënuan me 25 vjet burg dhe Ervis Bardhi me 15 vjet heqje lirie. Çapja dhe të pandehurit e tjerë u shpallën fajtorë për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve.

FOTO/ Kush është killeri i fisit Çapja që vrau babë e bir?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit