Kryeministri Albin Kurti po mban fjalën e tij në punimet e Kuvendit të Kosovës, ku po flet në lidhje me rrëmbimin e tre policëve nga forcat speciale serbe në kufirin mes dy vendeve.
“Ky është një veprim i dy grupimeve serbe, përkatësisht i njësive speciale antiterroriste dhe i dyti është njësisë ushtarake speciale që njihen me emrin “Kobra”. Rrëmbimi i policëve është një akt mirëfilli agresioni nga Beogradi.
“U rrëmbyen brenda territorit tonë”, Kurti: KFOR të urdhërojë Serbinë të lirojë 3 policët
Policia jonë nuk është gjueti shtrigash. Këta policë që u morën peng, nuk ishin për herë të parë aty. Serbia i sjell forcat e saj në një vend ku e di më së miri që aty janë policët tanë.
Ky vend ndodhet 670 metra larg kufirit me Serbinë, në brendësi të kufirit të Kosovës. Asnjë prej këtyre policëve që bëjnë këto patrullime, nuk kanë kaluar përtej zonave ku janë krijuar ndërprerje rrugësh.
Një akt i tillë qyqar e pengmarrës, përbën një akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës. Dje është shkelur pika 4 e marrëveshjes së Kumanovës.”