-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis protesta te Kryeministria në mbështetje të Kosovës

Kryesoret

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ditën e djeshme në rrjetet sociale, ka nisur protesta para Kryeministrisë në mbështetje të Kosovës.

“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, ishte thirrja në rrjet drejtuar qytetarëve, ku iu kërkohej që të bashkohen ditën  e premte në orën 19:00 para kryeministrisë për të protestuar në mbështetje të Kosovës.

“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”/ Të premten, protestë para Kryeministrisë në mbështetje të Kosovës

Deklarata e kryeministrit Edi Rama, anulimi i mbledhjes së dy qeverive janë kritikuar nga opinioni publik, prandaj në një grup qytetarësh kanë organizuar një protestë ditën e nesërme, ku ju bëjnë thirrje çdo shqiptari që tu bashkohet këtë të premte para kryeministrisë.

Kujtojmë që qëndrimet e kryeministrit Edi Rama si për propozimin për Asociacionin, por edhe deklarata e tij ku i bën thirrje kryeministrit Kurti që të tërheqë forcat policore nga veriu, nuk janë pritur mirë nga shumë qytetarë shqiptarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit