Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka shkaktuar reagime të forta me deklaratat e tij lidhur me të burgosurit në kampin e Guantanamos, të bëra gjatë një konference për shtyp në Florida pas një vizite në një bazë ushtarake amerikane.
Ai u ndal te trajtimi i të dyshuarve për terrorizëm dhe vështirësitë e sistemeve ligjore që kanë penguar vendosjen e drejtësisë.
“Kam shkruar gjerësisht për këtë çështje. Sipas mendimit tim personal, këta të burgosur të Guantanamos duhej të ishin ekzekutuar shumë kohë më parë për krimet që kanë kryer kundër popullit amerikan. Proceset e gjata ligjore dhe burokratike kanë penguar vendosjen e drejtësisë në këto raste,” tha Hegseth, duke shtuar se përvoja e tij e mëparshme në bazën e Guantanamos i ka treguar vështirësitë e sistemit në trajtimin e çështjeve të sigurisë kombëtare.









