-sidi education-spot_img
26.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandanti i KFOR-it: Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta në Kosovë

Kryesoret

Në një intervistë për “Përballje Podcast” komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajori Ozkan Ulutash, ka deklaruar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë dhe se aktualisht nuk ka tregues për kërcënime të drejtpërdrejta ndaj sigurisë, megjithëse ka paralajmëruar se tensionet e pazgjidhura, retorika nxitëse dhe dezinformimi vazhdojnë të paraqesin sfida që kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme.

Duke folur për situatën në veri, komandanti i KFOR-it vlerësoi se aktualisht gjendja është e qetë dhe se nuk janë regjistruar incidente të ngjashme me ato të vitit 2023, por nënvizoi se misioni nuk po e ul vigjilencën për shkak të çështjeve të pazgjidhura dhe ndikimit që mund të kenë dezinformimi dhe retorika e papërgjegjshme në terren.

Ai theksoi se KFOR-i vazhdon koordinimin e ngushtë me institucionet e sigurisë në Kosovë, EULEX-in dhe autoritetet përkatëse në rajon, ndërsa përsëriti se stabiliteti afatgjatë në Kosovë nuk mund të arrihet përmes zgjidhjeve ushtarake, por përmes dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit