Deputetja demokrate për qarkun e Vlorës, Ina Zhupa me anë të video-mesazhi në faqen e saj zyrtare facebook ka reagur lidhur vendimin e përfshirjes së Bashkisë së Sarandës në Paketën e Maleve, ku sipas saj më Saranda edhe pse njihet si qytet bregdetar, tashmë do të quhet qytet malor edhe pa qenë i tillë për shkak të kësaj pakete, me synim të qeverisë për të dhuruar edhe toka të tjera publike apo private.
Postimi i Zhupës:
Qyteti i Sarandës tashmë nuk do të quhet qytet bregdetar, por do të quhet një qytet malor, sepse është përfshirë në Paketën e Maleve.
Janë dhënë 5 investime strategjike, që nga e famshmja “pika e vogël” e Mirela Kumbaros në Manastir e me radhë. Tanimë, e kanë përfshirë Sarandën edhe në Paketën e Maleve për të dhuruar edhe toka të tjera publike apo edhe private.
Kjo tregon qartësisht se Paketa e Maleve nuk ka lidhje me propagandën për të cilën u ndërtua, për rivitalizimin e maleve, por ka lidhje me gllabërimin e pronës private dhe publike.
Saranda është një perlë!
Saranda ka potenciale të jashtëzakonshme për t’u zhvilluar, por duhet të zhvillohet nëpërmjet biznesit të ndershëm, nëpërmjet njerëzve punëtorë që të kenë mundësi të zhvillojnë tokat e tyre dhe jo nëpërmjet strategjive të vjedhjes, të tjetërsimit të pronës publike dhe të pronës private.









