-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tritan Shehu: Qeveria Rama e kanabisit, legalizon “Republikën e Kanabisit”!

Kryesoret

Rama kerkon te “turbulloje” mendjet e shqiptareve duke i ofruar kanabis!

Ky eshte nje alarm per te gjithe ata, qe i duan vecanerisht femijet e te rinjte pa droge, me shendet fizik e mendor normal, qe mbrojne Jeten vete.

Per te gjithe ata, qe duan nje Shqiperi pa “tym” ne “qiell” e pa “pluhur te bardhe”, ne shkolla, qytete e qendra banimi.

Per te gjithe ata, qe aspirojne nje Shqiperi te pa dominuar nga grupet kriminale.

Legalizimi dje kanabisit, dmth i grupeve kriminale te droges, nen nje “dekor” pornografie ka qene leitmotivi i mbledhjes se Qeverise.

Nje vazhdim ky i politikave te kanabizimit te Shqiperise, te filluar qe me 2014.

Eshte i tille projekt ligjit i te ashtuquajturit “Per perdorimin mjekesor e industrial te kanabisit”,  i miratuar dje nga Qeveria sepse:

1-Kanabisi ka perdorim tejet kufizuar mjekesor, eksperimental, mbas perpunimit, ne fazat terminale te tumoreve, te HIV dhe sklerozen multiple.

2-Shqiperia nuk ka te tilla kapacitete eksperimentale e perpunuese te kanabisit, e tregu boteror eshte shume i kufizuar.

Italia prodhon sasi te vogla per kerkime shkencore, nen kontrollin e ushtrise.

3-Pra perfitimi ekonomik me kete “kanabis” mjekesor per ne eshte zero, gje qe e provoi dhe MV, ku degradoi drejt perdorimit si droge e per trafiqe.

4-Te pranosh Ramen kur thote se “Kanabisi mjekesor” do te ndaloje perdorimin si droge te tij dhe veprimtarite kriminale, eshte fantashkence.

Ne Shqiperi ku shteti eshte i kriminalizuar, kjo do te thote “t’i varesh ujkut melcite ne qafe”.

Deputetet e Shqiperise nuk mund e nuk duhet te behen pjese e nje loje te tille anti shkencore, me pasoja te thella negative, kriminale per vendin tone.

Dua te kujtoj se miratimi i ketij ligji kerkon te goditet “Kodi penal” pra votim te cilesuar, gje qe jo vetem opozita ne terresi, por dhe shume kolege te maxhorances nuk besoj se do tja lejojne vetes!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit