-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sekretari Blinken fillon takimet në Pekin me zyrtarët kinezë

Kryesoret

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nisi sot takime me zyrtarët kinezë në kuadër të një vizite dy ditore me pritshmëri të larta për uljen e tensioneve mes Pekinit dhe Uashingtonit.

Ai u takua me ministrin e jashtëm kinez Qin Gang për të diskutuar rreth shqetësimeve të rëndësishme që kanë Shtetet e Bashkuara për një seri çështjesh të sigurisë dhe për t’u siguruar se konkurenca me Kinën nuk do të shndërrohet në një përplasje apo konflikt.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ndodhet në Pekin. Ai është kryediplomati i parë amerikan që viziton Kinën që nga viti 2018, për takime me ministrin e jashtëm kinez Qin Gang, kryediplomatin kinez Wang Yi, dhe ndoshta edhe me Presidentin kinez Xi Jinping.

Ministri i jashtëm kinez Qin Gang e mirëpriti të dielën Sekretarin Blinken dhe delegacionin që e shoqëron në hyrjen e vilës qeveritare Diaoyutai në Pekin. Ata shkëmbyen përshëndetje të shkurtra në anglisht, ndërsa shtrënguan duart përpara flamurit kinez dhe atij amerikan.

Pasi u drejtuan tek salla e takimit, as Sekretari Blinken dhe as zoti Qin nuk bënë komente për gazetarët, të cilët u lejuan për pak momente të filmonin në sallë.

Ndihmës ministri i jashtëm kinez, i cili mori pjesë në takim, ndërsa postoi në Twitter një foto të takimit të dy zyrtarëve shkruajti se shpresonte që ky takim t’i rikthente marrëdhëniet mes dy vendeve në pikën që ranë dakord dy presidentët kur u takuan në Bali.

Zyrtarët amerikanë dhe ata kinezë kanë pranuar nevojën për të stabilizuar marrëdhënien mes dy vendeve dhe për të patur kanale komunikimi mes zyrtarëve të lartë.

Por, pritshmëritë janë të ulëta për shkak të marrëdhënieve të tensionuara në lidhje me të drejtat e njeriut, Tajvanin, teknologjinë dhe çështje të tjera të sigurisë./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit