-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U dhunua nga truprojat e kryebashkiakut, gazetari turk: Më kërcënuan se nëse…

Kryesoret

Gazetari Sinan Aygul u sulmua nga truprojat e kryebashkiakut të Turqisë lindore, të cilët madje e kërcënuan se nëse do të shkruante sërish për kryebashkiakun do të vdiste.

Sulmi është bërë publik nga Aygul i cili ka shkruar në Twitter se është rrahur në Tatvan për atë që ka shkruar për kryebashkiakun.

“Personat që më sulmuan më goditën në pjesën e pasme të kokës, duke sharë dhe kërcënuar nëse shkruani sërish për kryetarin, do të vdisni. Po më çojnë në spital”, tha ai.

Mediat turke raportojnë se një nga truprojat dhe një polic që punonte në komunë janë arrestuar, ndërsa polici është suspenduar.

Nga ana tjetër kryebashkiaku për mes një postimi dënoi ngjarjen dhe premtoi se do ta vizitojë gazetarin në spitalin ku po trajtohet me lëndime në fytyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit