Ditën e sotme, KFOR është vendosur në hyrje të Leposaviçit.
Mediat në Kosovë raportojnë se KFOR ka ndaluar Njësinë Speciale të Kosovës, që të shkoj në komunën e Leposaviçit, shkruan Indeksonline.
Sot policia e Kosovës ka arrestuar një tjetër të dyshuar për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor. Sipas policisë, i dyshuari është i komunitetit serb.
Autoritetet thanë se arrestimi është kryer në orët e hershme të 19 qershorit në një fshat të Leposaviçit.