-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

OKB: Evropa është rajoni që po ngrohet më shpejt në botë

Kryesoret

OKB ka njoftuar se në Europë janë rritur temperaturat me 2,3°C krahasuar me epokën para-industriale (1850-1900).

Sipas këtyre të dhënave ky rezultat është dy herë më i shpejtë se mesatarja globale që nga vitet 1980.

Në një kohë kur temperatura globale është rritur me 1.2°C për shkak të emetimeve të gazeve që shkaktojnë efektin serë sipas Organizatës Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara, Evropa është rajoni i botës që po ngrohet më shpejt.

Në nëntor, Organizata Botërore Meteorologjike kishte njoftuar se temperatura e Evropës po rritej me një normë prej 0.5°C në dekadë, domethënë dy herë më shpejt se mesatarja e pesë rajoneve të tjera meteorologjike të planetit.

“Në pjesën më të madhe të Evropës, temperaturat më të larta kanë përkeqësuar thatësirat e rënda dhe të përhapura, kanë nxitur zjarre të ashpra pyjore që janë përgjegjëse për zonën më të madhe të djegur të regjistruar ndonjëherë në kontinentin evropian dhe kanë shkaktuar vdekje të tepërta në mijëra për shkak të valëve të të nxehtit”, thotë organizata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit