Gjatë ceremonisë për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste në Tiranë, kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë ku u ndal te rruga e deritanishme e partisë dhe objektivat për të ardhmen.
Ai theksoi se fokusi i PS-së mbetet ndërtimi i një Shqipërie më të zhvilluar dhe më të mirë për brezat e rinj, duke e parë momentin aktual si një fazë të rëndësishme vendimmarrjeje për vendin.
“Sot ne jemi këtu në 35-vjetorin e PS-së së Tiranës, pikërisht sepse nuk jemi si ata të tjerët. Nuk jemi duke kërkuar lirimin e të burgosurit Erion Veliaj, sepse kjo nuk është çështja jonë. Sado e padrejtë të na duket ne, jemi këtu për t’i lënë fëmijëve tanë një Shqipëri tjetër. Fatos Nano doli me dorën e shtrirë ndaj burgosësit të tij dhe pa i hapur asnjëherë portat e detit të socialistëve për ta përmbytur Shqipërinë nga e para, por duke krijuar kushtet të vijmë këtu ku jemi. Sot jemi në një udhëkryq, mes së shkuarës dhe të ardhmes.”









