Një person ndërroi jetë sot në Orikum pasi autokombajna me të cilën po punonte ra në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë. Ngjarja u shënua rreth orës 14:50, në fshatin Tragjas në Orikum.
Arben Ferati, 35 vjeç duke punuar me makineri bujqësore autokombajnë, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike të tensionit të lartë, dhe për pasojë ka humbur jetën.