Bebe Rexha dhe goditja qe mori në fytyrë kanë qenë tema kryesore ditët e fundit. E lidhur me rastin në fjalë, së fundmi ka reaguar edhe i dashuri i saj, kineasti ndërkombëtar Keyan Safyari.
Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të përbashkët të çiftit, ku shihen të buzëqeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit.
“Krenar me këtë grua. E fortë. E bukur. E talentuar. Inteligjente. Të dua”, ka shkruar Keyan Safyari në mbishkrimi ne fotografisë në Instagram.
Kujtojmë që në koncertin e së dielës në New York ndodhi një incident, ku një burrë nga audienca e goditi me telefon 33-vjeçaren, duke bërë që ajo të dërgohet me urgjencë në spital, nga ku edhe iu bënë tri qepje në fytyrë.