Në Durrës nuk ka asnjë ndryshim. Ani Dyrmishi rizgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak.
Në total kanë votuar të 49 anëtarët që ishin të pranishëm dhe 40 vota kanë shkuar për Dyrmishin, ndërsa 9 të tjera ishin të pavlefshme.
Ani Dyrmishi dhe Aldo Çelaj ishin dy kandidatët për kryetar të Këshillit të ri Bashkiak të Durrësit, të dy emra të propozuar nga PS.
Fillimisht është bërë betimi nga Kryetarja e zgjedhur, Emiriana Sako më pas është zyrtarizuar edhe Dyrmishi.