Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë të regjistruar në SHBA, ku kanë mbetur të vdekur një çift shqiptarësh.
Sipas mediave amerikane viktimat janë identifikuar si 49-vjeçari Arben Gllafce dhe bashkëshortja e tij 48-vjeçarja Arjana Gllafce.
Tjetër tragjedi në një familje shqiptare, burri vret gruan dhe më pas veten në Amerikë
Mësohet se sipas mjekut ligjor vdekja e 48-vjeçares është cilësuar si vrasje dhe dyshohet se ky akt i rëndë është kryer nga bashkëshorti. Pas aktit të rëndë ai ka vrarë veten me armë zjarri.
Çifti mësohet se kishte 2 fëmijë, një 24-vjeçar dhe një fëmijë të vogël autik.