-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Loto sportive në lokalet e plazhit, arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar në Kavajë

Kryesoret

Kavajë/Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, për konstatimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në subjektet tregtare në zonën bregdetare.

Organizonin prej rreth 3 muajsh, në lokalin ku punonin, në Golem, vënien e basteve sportive nëpërmjet celularëve, arrestohet në flagrancë 48-vjeçari dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 17-vjeçar. Sekuestrohen 3 celularë, me faqe bastesh aktive në ta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë intensifikuar kontrollet në subjektet tregtare në zonën bregdetare të rrethit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të ndryshme të fatit, në kundërshtim me ligjin. Si rezultat, u konstatua një tjetër rast i kësaj veprimtarie, për të cilin u arrestua në flagrancë shtetasi:

-Elvis Mullaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për një 17-vjeçar.

Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë, në ambientet e lokalit ku punonin, në Golem, teksa vinin baste sportive, nëpërmjet disa celularëve. Nga veprimet hetimore të kryera për këtë rast, dyshohet se këta shtetas e kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme, prej rreth 3 muajsh.

Në cilësinë e provës materiale, këtyre shtetasve iu sekuestruan 3 celularë që dyshohet se i shërbenin vënies së basteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit