Të paktën 41 persona humbën jetën në një burg të grave në Honduras, pas trazive që shpërthyen në orët e para të së martës midis anëtarëve të bandave rivale Barrio 18 dhe Mara Salvatrucha (MS-13). Qeveria nuk ka konfirmuar asnjë detaj.
Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se autoritetet po punojnë për të identifikuar trupat në Centro Femenino de Adaptacion Social (CEFAS). Një zëdhënës i tha Reuters, se disa kishin vdekur nga djegiet, ndërsa të tjerët ishin qëlluar.
Burgu i grave me 900 persona ndodhet rreth 20 kilometra nga kryeqyteti Tegucigalpa. Të afërmit e të burgosurve u vendosën jashtë burgut më vonë, duke kërkuar të mësojnë për të dashurit e tyre.