-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtarja e SHBA: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet

Kryesoret

Nënsekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland ka takuar emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të cilin e quajti “mik të vjetër”.

Nulanda shkroi në Twitter se u bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhe të nisin menjëherë zbatimin e marrëveshjes së fundit për rrugën drejt normalizimit.

“Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet menjëherë dhe të fillojnë zbatimin e angazhimeve të Ohrit”, shkroi Nulandi.

Zyrtarja e lartë amerikane tha se e mbështesin planin trepikësh të Bashkimit Evropian për mënyrën sesi duhet zgjidhur kriza në veri të Kosovës.

“Ne vazhdojmë ta mbështesim planin trepikësh të BE-së si mënyra më e mirë për zgjidhjen e krizës”, shkroi Nulandi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit