Arrestohet në Fushë Krujë një grua që ishte shpallur në kërkim pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga persona të ndryshëm, duke i mashtruar se mund t’u parashikonte të ardhmen. Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i Elena Muhaxhirit 43 vjeçe, banuese në Fushë Krujë.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetase, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi ka përfituar para dhe sende me vlerë nga shtetas të ndryshëm, duke i premtuar se mund t’i parashikonte të ardhmen.