-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qentë endacakë ‘pushtojnë’ Prishtinën, shpërthen Zanfina Ismaili: Po më shpifet jeta në Kosovë!

Kryesoret

Në rrjetet sociale po shpërndahet me shpejtësi një video ku duket dy qen me sjellje agresive me njëri-tjetrin, si pasojë e mungesës së kushteve.

Deri këtu asgjë nuk ju bën përshtypje pasi nuk është çudi që dy qen të kenë sjellje agresive por ajo çfarë ka shkaktuar komente në rrjet është fakti që videoja është filmuar në ambientet në një strehimore të qenve në Prishtinë.

Pikërisht për këtë fakt ka reaguar edhe këngëtarja Zanfina Ismaili. Ajo ka rishpërndarë videon në InstaStory dhe duke adresuar kritika ndaj Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

“Kryetar i nderuar a është kasaphane kjo apo strehimore?”- shkruan ajo

Artistja nuk është ndalur me kaq teksa ka shkruar se mënyra se si trajtohen kafshët në vend kanë bërë që ajo të indinjohet thellë, aq sa të mos e dëshirojë më jetesën në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit