Kryeministri, Edi Rama për mes një postimi në llogarinë e tij në postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me takimet e zhvilluara sot të Kurtit dhe Vuçiç me përfaqësuesin e BE në Bruksel.
Rama shkruan se nuk mund të ketë asnjë centimetër përparim nëse 3 policët e arrestuar nuk kthehen shëndoshë e mirë nga Serbia.
“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti! Por gjëja e parë: Lironi 3 policët!”, shkruan Rama.
Without the 3 guys leaving Serbia safe and sound there is no space to make any inch of real progress! Once they will be back home, a firm new action of France and Germany is needed to stop this spiral of absurdity!
BUT FIRST THING FIRST:
FREE THE 3 POLICEMEN! pic.twitter.com/a4i8ueeWCN— Edi Rama (@ediramaal) June 22, 2023