Kryeministri Edi Rama nuk pranoi sot që të komentojë situatën me muxhahedinët në Shqipëri. Gazetarët e pyetën nëse pas ngjarjeve të fundit, Shqipëria do të rishikojë vendimin për qëndrimin e tyre, por kreu i qeverisë e shmangu.
“Nuk kam asnjë koment. Nuk komentoj fare” tha ai duke u fokusuar vetëm te situata në Kosovë. Pak ditë më parë policia me një urdhër të SPAK-ut ndërhyri për kontrolle, por hasi në rezistencë të fortë në kampin e MEK-ut. Iranianët akuzuan se policia vrau një të moshuar, por ministri i Brendshëm Çuçi e mohoi.