Një familje në ankth. Vajza 14-vjeçe është larguar nga shtëpia në Fier prej tre ditësh. E mitura, nxënëse e klasës së 8 në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër është larguar me një valixhe nga shtëpia. Sipas prindërve vajza është parë në terminalin e Fierit ku është larguar drejt Tiranës. Prindërit Artjan dhe Luiza Metaj bëjnë apel njëzëri që vajza të kthehet sa më parë në shtëpi.
“Nuk më tregonte asnjë gjë. Ishte tip i mbyll. Të keqen mami hap sytë. Më thanë shoqet që ikte nga shkolla. Nuk e di çfarë mund të ketë ndodhur. Ka marrë rrobe, sandale, shapka, krehra, tharëse. Në shtëpi bënte ndonjë punë.
Dua ndihmë nga shteti. Shteti të bëjë të veten. Derisa i hynë asaj pune të ndihmojë shteti. Ku ta gjej vetë unë? Shteti të ma kapë dhe të ma bjerë në dorën time që e gjeti. Nuk kam ku bredh ku e gjej” u shpreh mamaja.
“Mua më ka ikur vajza në orën 6 e gjysmë të mëngjesit me datë 22. Ka shkuar deri në Fier, deri te Pallati me Qypa ka ikur në këmbë. Ka hipur te terminali atje dhe ka zbritur te terminali në Tiranë. Kur ka dalë vetëm valixhen me rrobat dhe telefonin ka marrë” tha babai.