Ish-kryeministri, Sali Berisha për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar rreth përmbytjeve masive në Kosovë ku janë regjistruar edhe 2 viktima.
Berisha shprehu ngushëllime për familjen e viktimave dhe shtoi se situata është alarmante.
“Shumë zona në Kosovë po përballen me përmbytje masive, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Kjo situatë alarmante ka sjellë dëme të mëdha, për fatin e keq edhe viktima. Nënë e bir, nga Peja, kanë humbur jetën si pasojë e këtyre përmbytjeve.
I shpreh ngushëllimet e mija familjes së viktimave. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen e tejskajshme. Shpresoj që situata të zgjidhet sa më parë dhe të mos ketë tragjedi të tjera”, shkruan Berisha.