Ish-kryebashkiaku i Kukësit i arrestuar me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit pasiv në lidhje me video-skandalin do të dalë sot në 13:00 përpara gjykatës së Posaçme.
Bashkë me të do të jetë në gjyq edhe gruaja, A.K. 40-vjeçe, e cila e filmoi. Gruaja që akuzohet për korrupsion aktiv ka mbërritur e para në Gjykatën e Posaçme një orë para. Në 12:00 A.K. u fut në gjykatë.
@5pyetjet.alGazetarët i “qepen” mbrapa! Gruaja që fundosi Gjicin ikën me vrap
Me një kapele dhe çantën para fytyrës që të mos identifikohej më shumë edhe pse fotot e saj prej ditësh bëjnë xhiron e mediave, bashkë me videon ku duket qartë.
Policia ishte në gatishmëri në momentin që e shoqëroi nga Durrësi. Mediat nuk u lejuan që afrohen.
S’i shkonte mendja kurrë! Ja ku e futi kamerën gruaja që fundosi Gjicin