Rektori i Universitetit të Korçës, Dhimitri Bello ka dhënë dorëheqjen pas deklaratës së djeshme për bashkimin me universitetin e Tiranës për shkak të uljes së numrit të studentëve dhe mbylljes së disa degëve. Vendimi për bashkimin është anuluar sot sërish nga senati.
Bello tha dje se vendimi është miratuar në unanimitet nga senati akademik dhe bazohet në Ligjin për Arsimin e Lartë për bashkimin e institucioneve të arsimit të lartë publik.
“Me dy korpuse të ndryshme, korpusi i Tiranës dhe korpusi Fan Nol. Do ketë të njëjtin emër, vetëm se do jetë pjesë integrale e universitetit të Tiranës.
Ne nuk kemi pasur probleme financiare, kemi mund që të realizojmë rritjen e pagave, por në kuadër të politikave që bëhet në komisionin e orientimit të politikave të arsimit të lartë, ku janë të gjithë rektorët e universiteteve publike dhe një pjesë e mirë qeverisë.
Orientimet janë drejt maksimizimit të forcave universitare brenda për brenda disa trupave, që mos të jenë pjesë të vogla institucione të ndryshme. Ky bashkim do sjellë rritje të cilësisë dhe hapjen e programeve shumë cilësore në të ardhmen.
Në rastin më të mirë bëhet për një vit. Jam optimist që në të ardhmen të dyfishojmë numrin e studentëve.
Ata që kanë qenë mësimdhënës, pedagogët që kanë dhënë kontributin për vite me radhë do të kenë mundësi ta bëjnë në një institucion dhunë më të madhe dhe me më shumë emër se ky që kemi aktualisht me një numër të reduktuar studentësh“, tha rektori dje.
Vendimi solli reagime të shumta sidomos nga socialistët, mes tyre drejtuesi politik për Korçën, Niko Peleshi.