Zv.Kryetari i Partisë së Lirisë, ambasador Agim Nesho, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo foli në lidhje me rebelimin e trupave të Wagner drejt Rusisë dhe njëkohësisht edhe tërheqjen e tyre pak orë më pas, kur arritën pak kilometra nga kryeqyteti, Moska.
Sipas Neshos, këto janë gjëra që nuk ndodhin në shoqëri të konsoliduara demokratike, ndërsa shtoi se Putinit kjo sjellje e Prigozhin i doli jashtë parashikimit.
“Këto janë ndodhi që nuk ndodhin në sistemet e konsoliduara demokratike. Ishte në momentin kur vetë politika ruse po shikonte se si do dilte nga ajo humnerë ku është futur me konfliktin e krijuar nga Ukraina. Një nga njerëzit e prodhuar dhe të preferuar të Putin, ish-kuzhinieri i Putinit i doli kundër carit rus, i doli jashtë parashikimit. Bota perëndimore trembet se kush do të menaxhojë armët bërthamore.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij z. Nesho.