Një punonjës i policisë së Kosovës ka humbur jetën në fshatin Rogoqicë të komunës së Kamenicës. Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të hënë, ku punonjësi ndërroi jetë për shkak të një aksidenti rrugor.
Ndërsa, një tjetër pjesëtar i policisë që ka qenë së bashku me viktimën ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në Qendrën Rajonale Emergjente në Gjilan.
Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovë në Gjilan, Ismet Hashni, tha për mediat në Kosovë se aksidenti ka ndodhur te vendi i njohur si “Te tyrbja”, ku u përfshi automjeti i Policisë së Kosovës dhe një automjet civil.