-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përse falja në Malin Arafat është maja shpirtërore e pelegrinëve myslimanë?

Kryesoret

ARAFAT, Arabi Saudite – Ata vijnë gjatë errësirës së natës, me mijëra, për t’iu ngjitur kodrës shkëmbore të quajtur Mali Arafat.

Ky vend në juglindje të Mekës është pak i njohur përtej botës islame. Për ata që nuk janë myslimanë, ecja përreth Kabasë – struktura e zezë në formë kubike në qytetin e shenjtë – është momenti vizual më mbresëlënës që shoqëron pelegrinazhin e haxhillëkut.

Por për myslimanët, është rituali i faljes së të martës në Arafat që përfaqëson thelbin dhe tërësinë e haxhillëkut.

Kodra në fjalë dhe Dita e Arafatit, siç quhet dita e dytë në pelegrinazhin e përvitshëm, mbartin domethënie të jashtëzakonshme për fenë islame.

Arafati përmendet në Kuran si vendi ku Profeti Muhamet thuhet se mbajti predikimin e tij të fundit, gjatë haxhillëkut të tij të fundit. Sipas thënieve tradicionale të profetit, Dita e Arafatit është dita më e shenjtë e vitit, kur Zoti afrohet më pranë besimtarëve dhe fal mëkatet e tyre.

Momenti i afrimit me Zotin e bën edhe personalisht më të rëndësishme për shumë njerëz këtë pjesë të pelegrinazhit.

Deri në orën 4 të mëngjesit të së martës, maja 70 metra e lartë ishte e mbushur me besimtarë.

Ata u ngjitën në terrenin e saj të ashpër, duke tërhequr pas vetes sendet personale dhe duke kërkuar për një vend të lirë. Ata ulen në grupe në brezaret e gurta dhe në të çarat mes shkëmbinjve.

Disa falen, duke pëshpëritur lutjet e tyre për Zotin me pëllëmbët e hapura drejt qiellit. Disa shijojnë panoramën ndërsa drita e mëngjesit fillon të përhapet.

Të tjerë ngrenë krahët për të bërë një fotografi selfie për të shënuar momentin. Spërkatëse të mëdha në formë rrethore hedhin ujë për të freskuar pelegrinët në vapën që shkon me shpejtësi në 45 gradë Celcius./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit