-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vizita e Ramës në Bruksel, Berisha: Rama flet si zëdhënës i Vuçiçit

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me vizitën e Edi Ramës në Bruksel për konfliktin Kosovë.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se Rama sillet e flet si zëdhënës i Aleksandë Vuçiç, duke paraqitur tezat e Beogradit. Sipas tij qëllimi i konferencës që kërkon Rama është ndarja e Kosovës.

Postimi:

Kërkesa e Edi Ramës për konferencë ndërkombëtare për Kosovën është paraqitur hapur dhe zyrtarisht në shtator të vitit 2018 nga Beogradi nëpërmjet Ivica Daçiç, dhe përsëritur më vonë dhe nga vet Vuçiç.

Kjo kërkesë ka si qëllim madhor përfshirjen e Rusisë krahas fuqive perëndimore, në zgjidhjen e krizës Kosovë- Serbi, përfshirje të cilën e ka kërkuar po publiksht dhe periodikisht edhe Kremlini.

Kjo kërkesë e Beogradit vinte pas kërkesave të përseritura të Sergei Lavrov që Rusia duhet të thirret të marrë pjesë në dialogun e Kosovës me Serbinë, të lehtësuar nga BE.

Kështu Rama nuk po bën gjë tjetër veçse në shërbim të Vuçiç, po qarkullon një tezë të padronit të tij në Beograd. Rama për të ndihmuar Vuçiçin, me thirrjen e konferencës ndërkombëtare krahason të pakrahasueshmet.

Sipas tij konferenca duhet thirrur mbasi marrëveshja nuk po ecën sepse të dy Kurti dhe Vuçiç kanë probleme të brendshme. Ky është trillim i rradhës, bajat i Ramës përsëri për të lehtësuar Vuçiçin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit