Zbardhen të tjera përgjime nga dosja e arrestimit të 20 personave të arrestuar dje gjatë një operacioni të SPAK që shkatërroi një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri e Greqi dhe më pas drejt Bashkimit Europian. Ata u vunë në pranga pas vëzhgimeve dhe përgjimeve. Përmes përgjimeve në dosje jepen komunikimet mes anëtarëve të grupit të trafikut.
Drejtues i këtij grupi, dyshohet se ishte Artur Sulaj, i cili siguronte drogën në Shqipëri nga Jani Çavo. Nga raportet e vëzhgimit, ka rezultuar se Artan Agalliu ka udhëtuar paralel me rrugën e doganës me një makinë tip Puegeot së bashku me Spiro Çapin. Ky i fundit ishte shoferi. Më pas Artan Agalliu ka komunikuar me Artur Sulajn. Ky i fundit i flet për sasi lënde narkotike, që mes anëtarëve të grupit flitej për “vezë”.
Pjesë nga përgjimet;
Artur Sulaj: He mo. Ke vezë këtu sot?
Artan Agalliu: Jo jo akoma të shikojmë.
Artur Sulaj: Eeeee.
Artan Agalliu: Lëre të shofim….
Artur Sulaj: S’i ke mbledh akoma e?
Artan Agalliu: Jo akoma s’i kam mbledh!!
Artur Sulaj: He?
Artan Agalliu: Hajde merr vezët.
Artur Sulaj: Hajt erdha.
Artur Sulaj: He të q* nanën! Pse u sillen karabinierët aty!
Arian Tola: Ju ka ra në sy se….
Artur Sulaj: Ka bo dy xhiro ai!! A të q* robt. Na ngeli hape ajo!!
Arian Tola: Do hy unë ta mbyll, kur të shkarkosh.
Artur Sulaj: Duhet me i vu i pjastër që del tej përtej… sa janë ato?
Arian Tola: Sipër o burrë. Nji e dhjetë.
Artur Sulaj: Kanë qenë në ndjekje këto o burrë!
Arian Tola: Ëëë?
“He mo? Je lodh e?”/ SPAK-u “fle” me kufje: O lale, pse nxitohesh? (Përgjimet e bosëve)