Sot do të dalin përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë 20 persona të arrestuar dje gjatë një operacioni të SPAK që shkatërroi një grup kriminal që merrej me trafikun e drogës nga vendet e Lindjes së Mesme në Shqipëri e Greqi dhe më pas drejt Bashkimit Europian. Ata u vunë në pranga pas vëzhgimeve dhe përgjimeve. Përmes përgjimeve në dosje jepen komunikimet mes anëtarëve të grupit të trafikut. Drejtues i këtij grupi, dyshohet se ishte Artur Sulaj, i cili siguronte drogën në Shqipëri nga Jani Çavo. Nga raportet e vëzhgimit, ka rezultuar se Artan Agalliu ka udhëtuar paralel me rrugën e doganës me një makinë tip Puegeot së bashku me Spiro Çapin.
Pjesë nga përgjimet
Shpëtim Pjeshka është folësi “A” dhe Artan Agalliu folësi “B”, bisedojnë në kamion me telefon me Artur Sulajn, i cili është folësi “C”.
(B): He mo? Jo moo e plotesoj orarin, na foli…
(A): Sille mu… he mo?
(C): He mo? Je lodh e?…
(A): Po jo mo nuk jam lodhe po me nxori T, edhe i ka kaluar, me nxori T behu gati…
(C): Eeeeee…
(A): E pra po pranaj
(C) Nuk kuptohet nga zhurma..
(A): Kshu i bën punët ti nxitohesh ti shumë!!!
(C). Nji karte ke ti aty?
(A): Po nji kartë, se po ta kisha do ja fusja do ja q.. e mori … ja q… Ja të rrime dhe nja gjysëm ore, e ashtu, se e hoqa unë karten e nisa nga fillimi atë, te shikojmë të plotësohet ky orari
(C): Nuk kuptohet nga zhurma
(A) E dimë, e dimë
(C) Mirë??
(A): Hajde hajde pa merak… (C): Po jo mo se s’janë si këtej
(A): Mire lale, jo mo katër orë katër orë e gjysëm jemi aty ke veni hajt se flasim kur të mbërrijmë atje!