-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti: Agjencitë e zbulimit injoruan informacionet që paralajmëronin sulmin ndaj Kapitolit

Kryesoret

Byroja federale e Hetimit (FBI) si dhe Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, nuk i kushtuan rëndësi apo injoruan “një sasi të madhe informacioni të zbulimit”, përpara sulmit të dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar të vitit 2021.

Kjo thuhet në një raport të komisionit të Senatit për Sigurinë e Kombëtare dhe Çështje Qeveritare, i cili u publikua marten. Raporti flet për një dështim të agjencive të zbulimit përpara sulmit.

Raporti detajon se si agjencitë nuk arritën të pranojnë dhe paralajmërojnë për potencialin për dhunë, ndërsa disa nga mbështetësit e Presidentit të atëhershëm Donald Trump, kishin planifikuar hapur sulmin, duke postuar mesazhe në forume në internet.

Në raport thuhet se mes numrit të madh të informacioneve të zbulimit që u anashkalua, ishte dhe një informacion i dhjetorit 2020, drejtuar FBI-së, se anëtarët e grupit të ekstremit të djathtë ‘Proud Boys’, po planifikonin të ishin në Uashington, ditën e çertifikimit të fitores së Joe Biden-it, dhe se “plani i tyre” ishte “të vrisnin njerëz” siç dhe ishin shprehur ata, fjalë për fjalë.

Komisioni tha se agjencitë ishin gjithashtu në dijeni të shumë postimeve në mediat sociale që flisnin për dhunë.

Në disa prej tyre u bëhej thirrje mbështetësve të zotit Trump që “të shkonin të armatosur” (në Uashington), të sulmonin Kapitolin, të vrisnin ligjvënësit si dhe ta “digjnin atë (Kapitolin) tërësisht”.

Senatori demokrat Gary Peters, kryetar i komisionit, tha se sulmi ishte “kryesisht një dështim për ta parë rrezikun që i kanosej Kapitolit, si diçka të besueshme”, duke i bërë jehonë gjetjeve të komisionit të 11 shtatorit, mbi dështimin e agjencive të zbulimit, përpara sulmet terroriste të vitit 2001./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit