Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme së bashku me ministrin e brendshëm, Sveçla ka zhvilluar një takim në veri të vendit ku është takuar me policët të cilët ndodhen në terren.
Në lidhje me këtë vizitë ka ardhur edhe reagimi i Listës Serbe. Në reagimin e tyre thuhet se Kurti ka shkuar në Mitrovicën Veriore si druvar apo hajdut kur fillon të vjedhë.
“Si druvar, apo hajdut kur fillon të vjedhë, i rrethuar nga dhjetëra persona të armatosur, Albin Kurti erdhi në skajet e veriut të Kosovës, më saktësisht në skajin e Mitrovicës Veriore për t’ua treguar ndërmjetësve të Bashkimi Evropian, Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell, si duket de-përshkallëzimi në terren.”
“Disa do të thoshin një shuplakë të fortë për komunitetin ndërkombëtar, dhe një tjetër kërcënim për serbët në Kosovë, dhe çfarë do të thotë bashkësia ndërkombëtare do të shohim. Kush do të jetë tani pala tjetër përgjegjëse për këtë provokim?
Cili ishte qëllimi i vizitës së sotme të Albin Kurtit në një vendbanim të përzier në të cilin për një kohë të gjatë nuk ka pasur incidente mes serbëve dhe shqiptarëve, përveç që Kurti mendon se është i madh dhe i fortë, natyrisht kur është në shoqëri e dhjetëra personave të armatosur që as nuk e dinë arsyen e këtij ekskursioni Kurtit, që sigurisht është një dëshmi e ideologjisë pushtuese të Kurtit.” shkruhet në reagim.