Një video e shpërndarë nga mediat e Kosovës kanë fiksuar një moment ku policia e Kosovës ka ndaluar djalin e Aleksandër Vuçiçit pasi ky i fundit kishte veshur një bluzë me mbishkrime nacionaliste.
Danilo Vuçiç, djali i presidentit Aleksandër Vuçiç është parë sot me bluzën ku shkruhet në serbisht “Dorëzimi nuk është opsion”. Policia e Kosovës i ka hequr bluzën me këtë mbishkrim provokues në këto momente ku tensionet mes dy vendeve janë shumë të mëdha.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas lajmit se djali i tij, Danilo është ndaluar nga policia e Kosovës, pasi ai mbante një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”.
“Unë e përgëzoj Kurtin për guximin e tij. Nuk është aq trim në shoqërinë time, por le të vazhdojë. Danilo nuk është i vogël, është pak më trim se Kurti. Ka ecur në mes të Prishtinës me një bluzë “Dorëzimi është nuk është opsion” dhe shkoi në liturgji në Graçanicë, për t’u falur”, shkroi ai.