-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova: Djalin e Vuçiçit e ndaluam, i hoqëm bluzën “mos u dorëzo” dhe iku

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pas akuzave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për djalin duke thënë se ka gënjyer. Sveçla tha se djali i presidentit serb është ndaluar vetëm njëherë, kur i është kërkuar që ta heqë bluzën në të cilën sipas ministrit kishte shkrime provokative.

“Sa i përket djalit të Aleksandër Vuçiçit, ai në Kosovë ka hyrë si një qytetarë i rëndomtë. Edhe sipas marrëveshjes së Brukselit por edhe sipas praktikave të deritanishme për hyrjen e qytetarëve të rëndomtë nuk ka procedura të veçanta.

Ai pastaj u shfaq në Graçanicë me atë bluzë provokative. PK-ja sipas informatave që mi kanë dhënë, kanë marrë vendim që t’i ndalin veturat që janë sjellë në mënyrë të dyshimtë.

Atij i është kërkuar dhe është realizuar heqja e bluzës me mesazh (Dorëzimi nuk është opsion) provokativ për shumicën e qytetareve të Kosovës dhe me kaq e gjitha ka përfunduar dhe ata janë larguar për Serbi.

Gjithë e dimë që Vuçiç ka qenë ministër i propagandës në qeverinë e Millosheviçit, por që është gënjeshtar kronik po na e dëshmon çdo ditë. Ai nuk është ndaluar tri herë por vetëm njëherë në dalje të komunës së Prishtinës në drejtim të Serbisë”, tha ai.

Vuçiç: Djalit tim i drejtuan armën në Kosovë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit