-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i KE: Mbështesim idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën e Serbinë!

Kryesoret

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të enjten se mbështet idenë për të organizuar një konferencë ndërkombëtare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai i bëri këto komente para fillimit të samitit dy ditorë të Bashkimit Evropian, ku pritet të diskutohet edhe për situatën e sigurisë në Kosovë dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Idenë për një konferencë të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e ka përmendur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë takimeve të fundit të tij me zyrtarët evropianë në Bruksel. Zoti Rama ka thënë se kjo konferencë do t’i bënte palët bashkë “dhe të mos lejohen të dalin nga dhoma pa zgjidhje, apo në të kundërtën të përballen me pasojat”.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga kriza në veri të Kosovës. Shtetet e Bashkuara mbështesin një plan tre pikësh të paraqitur nga Bashkimi Evropian për shtensionimin e situatës që përfshin: pezullimin e operacioneve policore në afërsi të ndërtesave komunale me përfundimin e njëkohshëm të protestave; shpalljen e zgjedhjeve të reja komunale me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës; dhe një kthim në dialog për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Shefi i diplomacisë evropiane Josef Borrell tha sot se do të kërkoj nga udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian mbështetjen e tyre për të vazhduar trysninë ndaj palëve për të shmangur përshkallëzimin dhe për t’u kthyer në normalitet. Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se gjatë javës do të shpall masat ndëshkuese për Kosovën si rrjedhojë e mosndërmarrjes së hapave që janë kërkuar për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit