Një pikë statike e Policisë së Kosovës është djegur në orët e para të ditës së sotme rreth orës 03:00 në veri të Mitrovicës.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.
“Po rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur pika statike e Policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani.
Djegia mësohet është bërë me lëndë djegëse, mjete piroteknike.