-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Ky është burri xheloz që i mori jetën gruas, tre fëmijë jetimë

Kryesoret

Një muaj pasi u qëllua me thikë nga burri, Marjola Myrtollari nga Korça ndërroi jetë në spitalin e “Traumës” në Tiranë. Ajo nuk mundi që t’u mbijetojë plagëve të rënda që mori nga bashkëshorti.

Aleko Myrtollari mbrëmjen e 4 qershorit pas debatit në familje e qëlloi me thikë disa herë dhe më pas u arratis, por u dorëzua disa ditë më pas duke deklaruar se debati në familje agravoi për arsye xhelozie.

Në momentin kur nisi konflikti mes tyre, ata nxorën 3 fëmijët e mitur nga banesa dhe më pas 46-vjeçari e goditi bashkëshorten e tij, Marjola disa herë me thikë.

Ishte vajza e tyre e madhe që u përball me skenën e rëndë dhe njoftoi policinë.

38-vjeçarja u dërgua në spitalin e Korçës por për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj, të martën (6 qershor) u transportua me helikopter drejt Traumës ku sot ndërroi jetë.

E qëlloi burri me thikë, vdes gruaja

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit