-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media greke: Rama, kryeministër “Hollywoodi”! Yuri Kimit i “nguli” një gozhdë

Kryesoret

Gazeta greke “Kathimerini” në një artikull të publikuar sot ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për arrestimin e Fredi Belerit. Gjithashtu nuk i ka kursyer notat e ironisë për letrën që Rama shkroi për ambasadoren amerikane që u largua. Por më tej, “Kathimerini” shkruan se me letrën që shkroi, Rama i atribuon qartë Yuri Kimit ndërhyrjet në punët e brendshme të Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Javët e fundit është folur shumë për të, për shkak të ndjekjes penale që qeveria e tij ka ngritur ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili po mbahet ende në burg pa vendim përfundimtar.

Rama, megjithatë, ka edhe talente të tjera të cilat i shpalos në Facebook, këtë herë me rastin e përfundimit të mandatit të Yuri Kim si ambasadore e SHBA-së në Tiranë. Yuri Kim (e njohur në Greqi, pasi ishte prej vitesh në krye të Zyrës së Departamentit të Shtetit për Greqinë, Turqinë dhe Qipron) përfundoi më shumë se tre vjet e gjysmë në Tiranë.

Në postimin e tij Edi Rama e mbyll si më poshtë: “Faleminderit për gjithçka e dashur Yuri dhe forca qoftë me ty gjatë gjithë rrugës! Zoti ju bekoftë ju dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës” (shprehjen kinematografike, e lë në versionin anglisht, pa përkthyer).

Është e qartë se në mendjen e kryeministrit shqiptar, Hollywood ka bërë mjaft punë, pasi nuk mund të vlerësohet ndryshe se ai po e dënon me moton ikonë të “Star Wars” (forca qoftë me ju). Teksti i Ramës, megjithatë, është “një gozhdë në këpucë” për ambasadoren në largim, të cilës i atribuon qartë ndërhyrjet në punët e brendshme të vendit” mbyllet shkrimi për Ramën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit