Vajza e Jozefina Topallit, Megi dhe bashkëshorti i saj, Angji kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre. Megi dhe babai i dy fëmijëve të saj janë martuar të premten në një ceremoni. Ishte vetë vajza e Jozefina Topallit që ndau lajmin emocionues me ndjekësit në rrjetet sociale ku shprehet se kjo ishte një ditë e shenjtë për të.
“Sot, kemi një ditë të mrekullueshme, një ditë plot me dashuri, lumturi dhe emocione të pafundme. Në këtë ditë të shenjtë për ne, së bashku me Angjin dhe dy fëmijët tanë të shtrenjtë, festojmë dashurinë dhe perkushtimin që na bashkon si familje. Familja është një dhuratë e madhe, ajo është thelbi i gjithçkaje, është burimi i lumturisë dhe një forcë e jashtëzakonshme në jetën tonë.
Ne jemi të lumtur që mund t’i ndajmë disa foto nga ky moment i veçantë me ju të gjithë. Falënderojmë familjet tona, miqtë dhe të gjithë ata që kanë ndarë këtë ditë të veçantë me ne. Ju jeni pjesë e kujtimeve tona të bukura dhe ndihemi mirënjohës për përkrahjen dhe dashurinë që na jepni”, shkroi Megi Topalli.