-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti kritikon BE për sanksionet, Vuçiç: Kurti si Zelensky dhe Enver Hoxha!

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka konsideruar të padrejta masat që Bashkimi Europian ka marrë ndaj vendit të tij, teksa deklaroi se Kosova nuk mund që të bëjë kompromis me sundimin e ligjit dhe as me rendin kushtetues të vendit.

“Këto nuk janë sanksione, por është e vërtetë se janë masa të përkohshme, por të padrejta. Sido që të jetë, ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë se nuk mundemi të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit, as me kushtutshmerinë në e vendin tonë. Andaj, ne do të vazhdojmë më zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë se këto masa të përkohshme do të jenë shumë të shkurtra, ashtu që edhe mbështetja, ndihma evropiane të jetë e plotë, mbase edhe të rritet për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti deklaroi se Kosova është më e interesuar se Serbia sa i përket dialogut dhe normalizimit të mardhënieve mes dy vendeve me në qendër njohjen de-facto.

Teksa kreu i qeverisë së Kosovës bëri këto deklarata mbi masat e marra ndaj vendit të tij, Aleksandër Vuçiç Presidenti i Serbisë akuzoi Albin Kurtin se ai dëshiron të jetë një Enver Hoxha i ri apo një Vlodymir Zelensky. Vuçiç deklaroi se Albin Kurti dëshiron të kryej një offensive kundër serbëve të veriut me synimin për ti terrorizuar ata.

“Ju nuk mund të shihni në mënyrë racionale pse ata po bëjnë diçka. Albin Kurti thjesht dëshiron të jetë një Zelensky i ri. Njësoj siç parashikohet intensifikimi I kundërukrainase Ukrainase, njësoj mund të parashikoj edhe vullnetin e Albin Kurtit për të ushtruar më shumë terror ndaj Serbëve të Veriut”, është shprehur kreu i shtetit serb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit