Pasditen e sotme është regjistruar një aksident në aksin rrugor Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth 18:15 ku shoferja me inicialet H. K. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën tip “Jeep” dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 3 persona ndër të cilët 2 të mitur të cilët janë dërguar në spital.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.
Njoftimi i policisë
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 03.07.2023, rreth orës 18:15, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Kamenicë, Korçë, shtetasja H. K., rreth 52 vjeçe, banuese në fshatin Starje, Kolonjë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesja shtetasja H. K. (gjyshja) dhe dy shtetas të mitur, pasagjerë në mjet (nipi dhe mbesa e drejtueses), të cilët ndodhen në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.