Në mbledhjen e grupit të tij parlamentar, Sali Berisha u bëri thirrje deputetëve të tij që të bëjnë para shqiptarëve atë që ai e quajti radiografi të të gjithë zyrtarëve të lartë e qeveritarëve për të treguar kështu edhe sa i dëmshëm është inaktiviteti i prokurorisë dhe organeve të drejtësisë së partisë për Shqipërinë.
“Ne duhet sot çdo diskutim tonin ta përqendrojmë te dështimi përfundimtar i reformës në drejtësi. Të pandehurit janë në sallë. Janë të gjithë. Kështu që ne duhet të bëjmë para shqiptarëve radiografinë e tyre të plotë dhe të tregojmë se sa i dëmshëm është inaktiviteti i prokurorisë dhe organeve të drejtësisë së partisë për Shqipërinë.
Për herë të parë në vend u krijua Prokuroria familje. Në një kohë kur katër anëtarë të një familjeje, kalojnë dosjet, shesin e blejnë dosje të njëri-tjetrit në këtë dosje të partisë.
Të mendosh se i kalojnë pa debat këto raporte, është akti më i papërgjegjshëm, sepse dalin krimet, vjedhjet, vilat, resortet të ministrave, kryeministrit, të afërmve të tyre. Shqiptarët në parlament sot i kanë mendjen, sytë dhe veshët tek opozita.”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij Sali Berisha.