Autoritet italiane kanë zhvilluar një operacion ku kanë bërë të mundur arrestimin e një 20-vjeçari shqiptar dhe një 56-vjeçari italian.
Arrestimi u zhvillua në Bolonja, pasi 2 të arrestuarit u kapën me një sasi droge me vlerë mbi 700 mijë eurove.
Sipas mediave italiane dy bashkëpunonin për shitjen e lëndëve narkotike, kokainë dhe kanabis, të cilën e kishin fshehur në një banesë në Bolonja.
Gjithçka u zbulua pasi 56-vjeçari ishte parë duke ngarkuar dy pako të dyshimta në një makinë, të cilën më pas e ka marrë në drejtim 20-vjeçari shqiptar.
Policia zbuloi dy pako të fshehura me 58 kilogramë hashash. Pas kontrollit në shtëpi u zbuluan disa kilogramë kanabis, si edhe kokainë.









