Deputetja britanike, Alicia Kearns së fundmi ka dalë një deklaratë të fortë ku është shprehur se kontrabandohen armë nga Serbia në Kosovës përmes autoambulancave.
Armë të cilat sipas Kearns shkarkohen në kishat ortodokse. Gjithashtu deputetja ka shtuar se KFOR-i britanik është në dijeni të ngjarjes.
“Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca.
Kur trupat tona vihen në dijeni për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë.
Deri në momentin që ka leje një ambulancë veçse ka shkuar në kishë dhe ka shkarkuar përsëri të gjitha armët,” u shpreh Kearns.
“Do të prek shkurtimisht politikat tona të eksportit ndaj Serbisë. Unë jam shumë e shqetësuar për faktin se ne po i shesim municione të vogla Serbisë.
Duke qenë se policia kundër terrorizmit atje ka kryer sulme dhe ka rrëmbyer tre policë kosovarë, si e dimë ne se asgjë që i kemi shitur Serbisë nuk përdoret në atë kontekst?,” shtoi ajo.
Kearns kërkoi që të ndalohen të gjitha eksportet në Serbi.