Përderisa çdo ditë po rriten thirrjet për “shtensionim urgjent” të situatës në veri të Kosovës, analisti politik nga Prishtina, Imer Mushkolaj, vlerëson se “presionet” e bashkësisë ndërkombëtare nuk po japin rezultate, prandaj sipas tij, duhet një qasje e re e Bashkimit Evropian që të gjendet një zgjidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme.
Ndërkaq, Igor Markoviç nga organizata joqeveritare “Aktiv” me seli në Mitrovicë të Veriut beson se bashkësia ndërkombëtare po e “humb durimin” dhe nga ta shumë shpejt mund të priten hapa më konkretë.
Përkundër thirrjeve të vazhdueshme të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara, Qeveria e Kosovës ende nuk ka lëvizur në drejtim të përmbushjes së tri kërkesave kryesore për shtensionimin e situatës në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok – të banuara me shumicë serbe.
Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Uashingtoni i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që “t’i përgjigjet kërkesave nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët ndërkombëtarë për shtensioniin e situatës, duke përfshirë zbatimin e propozimit trepikësh të propozuar nga BE-ja”.
Kërkesat e BE-së për Kosovën dhe Serbinë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, më 22 qershor ka paraqitur kërkesat e bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë, lidhur me shtensionimin e situatës në veri:
- Kosovës i kërkohet që menjëherë të pezullojë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri dhe që katër kryetarët komunalë përkohësisht të ushtrojnë detyrat e tyre në objekte alternative
- Serbisë i kërkohet të sigurojë që protestuesit të tërhiqen nga ndërtesat komunale paralelisht me tërheqjen e Policisë së Kosovës/REL
Artikulli i plotë këtu.