-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ilir Ikonomi: Kur Noli takoi Wilson dhe porosia; mos ua thuaj atë shqiptarëve

Kryesoret

4 korrik 1918: Si sot 105 vjet më parë, Fan Noli, bashkë me përfaqësues të 33 kombësive, të ftuar nga presidenti Woodrow Wilson në jahtin presidencial, shkuan në Mount Vernon, një bregore e gjelbëruar jo shumë larg Uashingtonit, për të marrë pjesë në festimet e 4 korrikut – ditës së pavarësisë së Amerikës.

Atje, Wilsoni mbajti një fjalim pranë varrit të Presidentit George Washington. Të ftuarit vendosën kurora.

Në atë kohë, Fan Noli ishte kryetar i Federatës Vatra të Amerikës në Boston. Lufta e Parë Botërore dukej se do të përfundonte shpejt dhe fati i Shqipërisë ishte në fije të perit. Ajo mund të copëtohej mes fqinjëve.

Gjatë kthimit për në Uashington, Wilsoni bisedoi në jaht me secilin prej të ftuarve.

Noli gjeti rast dhe i tha Presidentit se po të mbretëronin ato parime që deklaroi në fjalimin e tij, s’ka dyshim që edhe Shqipëria do të fitonte të drejtat e saj.

Wilsoni iu përgjigj se “ato parime do të mbretërojnë, sepse për ato luftojmë”.

Pas kësaj, Noli iu afrua Zonjës së Parë, Edith, e cila po shijonte rrjedhën e gjerë të lumit Potomak.

U zhvillua kjo bisedë:

FAN NOLI: Zonjë, shqiptarët më kanë porositur t’ju lutem që ta kujtoni Shqipërinë, një vend aq i varfër, pa miq dhe pa ndonjë përkrahje. Po nuk qajnë për urinë dhe mjerimet që heqin, po për humbjen e saj.

ZONJA WILSON: Po. Na vjen shumë keq për kombësitë e vogla si Shqipëria, Belgjika e të tjerat.

FAN NOLI: Situata jonë, Zonjë, është shumë e koklavitur dhe e trazuar.

Në këtë kohë në bisedë ndërhyri Presidenti Wilson, i cili ishte duke folur me një diplomat aty pranë.

PRESIDENTI WILSON: Me të vërtetë është shumë e koklavitur.

FAN NOLI: E vetmja shpresë për Shqipërinë është Amerika dhe ju, Zoti President.

PRESIDENTI WILSON: Unë do të kem vetëm një zë në kongresin e paqes dhe atë zë do ta përdor dhe për të drejtat e Shqipërisë.

FAN NOLI: Ai zë është i mjaftë për shqiptarët dhe ata do të jenë vdekërisht të gëzuar dhe fare të sigurtë për të drejtat e tyre.

PRESIDENTI WILSON: (Buzëqesh) Jo, mos ia u thuaj pikërisht ashtu shqiptarëve, se ahere ata do ta lenë punën e tyre në gjumë. Duhet ata paskëtaj të punojnë ca më tepër se kurdoherë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit