-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kulmi i sezonit! ARRSH 1 milion Euro për të mbushur ca gropa në “Plepa”

Kryesoret

Në kulmin e sezonit turistik, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender mbi një milion euro për rikonstruksionin dhe asfaltimin e nyjës Shkozet – Mbikalimi Plepa.

Ky segment është shumë i rëndësishëm pasi shërben për lidhjen e superstradës Tiranë – Durrës nga Nyja e Shkozetit deri në Mbikalimin e Plepave ku lidhet me rrugën Tiranë – Ndroq –Plepa dhe rrugën Plepa – Kavajë – Rrogozhinë.

Të gjitha mjetet e zonës së veriut që lëvizin drejt jugut dhe ato të Portit të Durrësit kalojnë në këtë segment rrugor. Por tenderi për ndërhyrjen 4.2 km bëhet në mes të verës. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet e tenderit.

Do të zgjasë gjashtë javë. ARRSH thotë se shtresat asfaltike janë të dëmtuara me gropëzime, çedime, rrjetëzime etj. Për heqje dheu, mbushje gropash, lyerje me bojë dhe vendosjen e sinjalistikës ARRSH vendos në dispozicion të firmës që do të marrë tenderin rreth 125 milionë lekë.

Tenderi po bëhet shpejt e shpejt për 15 ditë. Po përse u kujtuan në kulmin e sezonit dhe pse me kaq nxitim tani që u kujtuan? Ndoshta fituesi do të kristalizojë më shumë arsyet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit